SPORT KATAR

 Nuk pranojnë dot humbjen nga Zvicra, serbët bëjnë deklaratën e çmendur: Na mallkuan shtrigat shqiptare, u paguan nga…

Ndeshja Serbi-Zvicër në fazën e grupeve në Botërorin e Katarit përfundoi me fitoren e “helvetëve”. Këta të fundit arritën të kualifikohen në fazën e 1/16-ave, ndërsa serbët i thanë “mirupafshim” kompeticionit.

Ata ende e kanë të vështirë ta pranojnë humbjen që ua shkaktuan futbollistët shqiptar si Granit Xhaka apo Xherdan Shaqiri që luajnë për Zvicrën dhe për këtë arsye kanë nisur konspiracionet.

Në një emision televiziv në Serbi, një i ftuar bëri deklaratën e çmendur duke theksuar se zviceranët paguan shtriga shqiptare për të mallkuar lojtarët e kombëtares serbe.

“Zvicra pagoi dy shtriga shqiptare dhe disa afrikane për të mallkuar futbollistët tanë. Secila prej tyre u pagua nga 10 milionë dollarë”, deklaron i ftuari në studio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *