SPORT KATAR

LIVE PORTUGALI-ZVICËR/ Luzitanët shkëlqejnë me Ronaldon në stol, mbyllet pjesa e parë (VIDEO)


Një sfidë e cila padyshim do të krijojë shumë polemika pasi trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka vendosur që të mos aktivizojë Kristiano Ronaldon nga minuta e parë. Përflitej se ikona portugeze ishte i padëshiruar nga shumë shokë të skuadrës dhe Fernando Santos ka zgjedhur ta lërë në stol për këtë sfidë. Vendin e Ronaldos në fushë e ka marrë Gonçalo Ramos, i cili luan përkrah Zhoao Feliks dhe Bruno Fernandes.

Ndërkohë, nuk mund të mungonin Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në anën tjetër të fushës me të dy futbollistët që do të luajnë nga minuta e parë këtë duel shumë të rëndësishëm.

PËR KALENDARIN E KATAR 2022 KLIKONI KËTU.

LIVE PORTUGALI-ZVICËR 2-0
17′ Ramos, 33′ Pepe

NGJARJET KRYESORE:

46’ Pjesa e dytë nis me Komert në vend të Shar në radhët e zviceranëve.

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-0 të Portugalisë ndaj Zvicrës.

45’+2’ Rafael Guerreiro gjuan nga distanca, por sfera fluturon shumë lart mbi traversë.

45′ Jepen 4 minuta shtesë.

43’ Portugalia i afrohet edhe golit të tretë kur Ramos shfaqet përsëri para Somer, por këtë herë nuk ka shënjestrën për të çuar topin në katërkëndor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *