Sulmuesi i Francës, Kilian Mbape ka reaguar pas eliminimit të Spanjës nga Botërori i Katarit. Ai ka publikuar në Twitter një foto së bashku me Ashraf Hakimin mbrojtësin e Marokut.
Foton ai e ka shoqëruar me flamurin e Marokut, kurorë dhe zemër, duke etiketuar Hakimin. Mbape dhe Hakimi janë bashkëlojtarë tek PSG-ja.
Është hera e parë në historinë e Marokut që kalon fazën e 16-të . Skuadra e Afrikës Veriore po kalon një turne fantastik, në katër ndeshjet e para ka pësuar vetëm një gol dhe ka qenë autogol. Skuadra e Afrikës së Veriut do të përballet me fituesen Portugali-Zvicër.