Pas eliminimit të Spanjës nga Botërori i Katarit, ka reaguar edhe kapiteni Serxhi Buskets. Buskets ishte dhe një nga autorët e humbjeve të penalltive.
Ai u shpreh se ju mungoi fati dhe se kjo do të jetë një natë e vështirë për të gjithë.
“Kemi bërë merita duke gjetur më shumë vrima. Në fund patëm shansin e Sarabisë. Janë vendosur penalltitë në mënyrën më mizore. Jemi munduar t’i konsumojmë, të gjejmë hapësira. Na ka munguar ai pak fat nga pasimi apo gjuajtja e fundit. I humbëm të tre penalltitë. E rëndësishme është përzgjedhja dhe jo unë. Është një natë e vështirë dhe që shërben si një eksperiencë për të ardhmen me një grup shumë të mirë dhe të ri. Kjo do të ashpërsohet dhe ne duhet të vazhdojmë”.