“Mos e prish jetën dhe lumturinë tënde duke e krahasuar veten me të tjerët, sepse edhe ata janë të privuar nga shumë prej gjërave që t’i ka dhuruar Allahu.
Andaj, falënderoje Allahun për begatitë që t’i ka dhënë dhe lute Atë të të jap bereqet në to.
Po ashtu lute Atë për çfarë të duash nga mirësitë e kësaj bote dhe të botës tjetër!”
“Begatitë, që Allahu ua jep njerëzve nga mëshira e Tij, nuk mund t’i pengojë askush, ndërsa atë, që Ai e pengon, askush nuk mund ta japë veç Tij; Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (Fatir, 2)
Petrit Perçuku