Histori Islame

Ka thënë Profeti Muhamedi alejhi selam: Kush e thotë ketë fjalë do të hyjë në xhennet

Ka thënë Profeti alejhi selam: Kush e thotë ketë fjalë hynë ne xhennet !• Ai i cili para vdekjes thotë fjalët: “LA ILAHE ILALLAH” do të hyjë në Xhennet.Hadith.Ka thene Muhammedi alejhi selam kush thote :”Ai i cili para vdekjes thotë fjalët: “LA ILAHE ILALLAH” do të hyjë në Xhennet,Fjala ‘La ilahe il-lAllah,’ është fjala më e mirë pas Kuranit.

Transmetohet nga Muadhi radijAllahu anhu se ka thene: I Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene: “Kush ka si fjale te fundit (deshmine) ‘la ilahe il-lAllah’ do te hyje ne Xhenet”. Shenon Ebu Daudi dhe Hakimi. Hadithi arrin graden sahih me deshmuesit e tij.

Imam Neveviu (Allahu e meshirofte!) ne librin e tij “Rijadus-Salihin” kete hadith e ka vendosur nen temen “Perkujtimi me fjalen la ilahe il-lAllah atij qe eshte ne momentet e fundit te jetes”

Dobite qe perfitohen nga hadithi:

E para: Pelqyeshmeria e telkinit te personit ne momentet e fundit me fjalen la ilahe il-lAllah.

E dyta: Jo cdokush ka mundesi ta thote kete fjale ne shtratin e vdekjes.

E treta: Kush e mbyll jeten me deshmine la ilahe il-lAllah, do te hyje ne Xhenet.

E katerta: Kerkohet nga njeriu qe gjate jetes se tij te jete i kapur fort mbas Islamit, sepse kjo do e ndihmoje ate me qendrueshmeri (ne thenien la ilahe il-lAllah) ne momentet e vdekjes.

Është fjala më e dashur për Allahun dhe më e mira. Ajo është ‘Fjala e Sinqeritetit.” Eshtë gjëja e parë në të cilën thirrën të gjithë të Dërguarit – paqja dhe shpëtimi qoftë mbi ta –.Ajo është gjëja e parë në të cilën ka thirrur Pejgamberi – paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të.Pra, ajo është ‘Fjala e Sinqeritetit’ dhe ‘Fjala e Teuhidit.Kuptimi i saj është: “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *