Histori private

Ish-të dashura VIP dhe gjyqe: I dashuri i Era Istrefit, një emër i njohur për median!

Era Istrefi ka deklaruar se është në një lidhje. ‘Po, jam në një marrëdhënie tani, dhe jam shumë e lumtur’, pranoi ajo në maj për Radio NRJ. Pak ditë përpara këtij konfirmimi, u raportua se ajo është në një lidhje me menaxherin e saj, Faton Shoshi.
Por përpara se Shoshi të krijonte bashkë me producentin Big Bang, Ledrin dhe artistë të tjerë shoqërinë e menaxhimit ‘Nesër’, ai ishte një emër mjaft i njohur për median shqiptare, veçanërisht atë kosovare.
Në vitin 2009 ai u bë i njohur si ‘i dashuri biznesmen i Zanfina Ismajlit’. Asokohe u raportua se ai dhe këngëtarja kishin një marrëdhënie 5-vjeçare, e cila vijoi edhe për rreth 5 vite të tjera. Gjatë kësaj kohe, Fatoni shihej shpesh në mbrëmje me Zanfinën dhe motrat e saj, Emën dhe Adelinën.

Pas ndarjes, u përfol për një marrëdhënie të tij me modelen Vildane Zeneli, por kjo lidhje u mohua nga modelja, e cila u shpreh se kishte vetëm shoqëri mes tyre.
Sidoqoftë, për Shoshin është shkruar shumë në 2014-ën, kur ai paditi Agjencinë Kosovare të Inteligjencës se e kishte kërcënuar. Shoshi, si pronar i një mediaje online, tha se është kërcënuar pasi do të publikonte një artikull ku jepte të dhëna të dyshimta mbi pasurinë e kreut të AKI-së. Sipas Shoshit, kreu i AKI-së, Bashkim Smakaj kishte ushtruar presion mbi të në mënyra të ndryshme. Në 2015-ën, Atifete Jahjaga i kërkoi atij të jepte dorëheqjen nga posti i kreut të AKI-së, për shkak të një sërë skandalesh ku ishte përfshirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *