Pasi pyeti 11,970 emigrantë, organizata krijoi një renditje të 50 qyteteve në të gjithë botën. Raporti i Expat Insider 2022 analizoi destinacionet në mbarë botën dhe i renditi ato sipas cilësisë së jetës për emigrantët.
Sondazhi u kërkoi emigrantëve të vlerësonin lehtësinë e vendosjes, punës jashtë vendit dhe financat personale në qytetin ku ata jetonin. Këtë vit, katër qytete europiane hynë në dhjetëshen e parë.
Valencia është cilësuar si qyteti më i mirë në botë për emigrantët në vitin 2022. Nëntë nga dhjetë emigrantë thanë se ndihen të sigurt në qytet. Tre të katërtat e emigrantëve thanë se ndihen si në shtëpinë e tyre dhe të lumtur me jetën sociale.
Në Lisbonë, njerëzit vlerëuan motin dhe klimën, si edhe sigurinë. Madridi u lavdërua për aktivitetet dhe kulturën e mikpritjes. Në Bazel, emigrantët ishin të kënaqur me pagën, por kishin vështirësi për t’u socializuar.