Histori Islame

Vajza që dëshironte ta mësonte Kur’anin përmendësh

Tregon një arsimtare e lëndës fetare në një shkollë për vajza në vendet arabe….

Më erdhe një ditë një vajzë disi e turpshme, mu afrua dhe më pyeti:
– A bënë t’ju bëj një pyetje?
– Po, sigurisht, i thashë…
– A bën ta mësoj Kur’anin përmendsh pa dijen e prindërve të mi? më tha disi si me ngurrim…
– Po bën, i thash e hutuar në këtë pyetje të saj.
Kjo pyetje më mundonte dhe doja ta dija pse po e fsheh këtë dëshirë kaq fisnike nga prindërit e saj, dhe doja ta dija arsyen…
– Pse nuk po u tregon prindërve tu se ke dëshirë ta mësosh Kur’anin përmendësh? e pyeta unë.
Ajo më dha një përgjigje, që kurrë nuk do ta kisha pritur!
– Dëshiroj t’i befasoj ata me një kurorë të dritës në Ditën e Gjykimit!!!
Allahu është i Madh dhe shumë i Mëshirshëm.
Thotë Pejgamberi a.s: “Kush e lexon Kur’anin, e mëson dhe vepron sipas tij, prindërve të vet në Ditën e Gjykimit ua vesh një kurorë nga nuri, drita e së cilës është sikur drita e diellit…” . Transmeton Hakimi, Shejh Albani i thotë hasen sahih në ettergib we terhib 2|80

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *