Histori Islame

E jashtëzakonshme: Xhubleta shqiptare e lashtë 4 mijë vjet pranohet në UNESCO

Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, është bërë pjesë e UNESCO-s. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës
, Elva Margariti me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo e ka konsideruar si një lajm të jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë kulturore.

“Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë!
Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës
u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!”, ka shkruar ministrja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *