Ibrahim ibën Ed’hemi (Allahu e mëshiroftë) duke kaluar në tregun e Basrës u mblodhën njerëzit për rreth tij dhe e pyeten;
O Ebu Is’hak (Ibrahim ibën Ed’hem), çfarë është me ne po lutemi dhe Allahu nuk po na përgjigjet?
Tha: (shkaku) Se zemrat e juaja kanë vdekur në 9 gjëra!
Than: Cilat janë ato?!
Tha:
E para: Se ju e njohët Allahu, dhe nuk po kryeni obligimet ndaj tij,
E dyta: Pretenduat se e doni të Dërguarin e Allahut, pastaj u distancuat nga suneti i tij,
E treta: Lexoni Kuranin dhe nuk veproni sipas tij,
E katërta: Ushqeheni me të mirat e Allahut dhe nuk jeni falënderues,
E pesta: Deklaruat se shejtani është armiku i juaj, ndërsa e pasoni atë,
E gjashta: Deklaruat se xheneti është realitet dhe nuk punoni për arritjen e tij,
E shtata: Deklaruat se xhehenemi është realitet dhe nuk po largoheni prej tij,
E teta: Deklaruar se vdekja është realitet dhe nuk po përgatiteni për të,
E nënta: U kthjellet nga gjumi, vazhduat duke kërkuar të metat e të tjerëve, harruat të metat e juaja,