Histori Islame

Shehlerët zbulojnë se gjatë lutjes së tyre ata mund të shohin gjëra të çuditshme. Ja çfarë shohin!

Shehlerët zbulojnë se gjatë lutjes së tyre ata mund të shohin gjëra të çuditshme. Ja çfarë shohin!

Sufizmi ne menyre te pergjithshme nga dijetaret kuptohet te jete dimensioni i brendshem apo mistike i Islamit. Nje praktikues i kesaj tradite zakonisht njihet si Sufi, edhe pse ky term shpeshhere rezervohet posaqerishte per ata praktikante qe kane arritur qellimin e tradites Sufi.

Shejhu Ahmed Zerruk, i shekullit te 15’te, shkruajti ne librin e tije “Principet e Sufizmit” (Qeue’id el-Teseuf) se:

“Sufizmi eshte shkence ku objektivi kryesore eshte rregullimi i zemres dhe terheqjen e saje nga cdo gje, perveq Zotit.”

Shejhu Ahmed Ibn Egjiba, nje Sufi Marokan i famshem, e definoi Sufizmin si ne vijim:

“Shkence nepermjet se ciles njeri mund ta kuptoje si te udhetoje ne prezencen e Hyjnores, ta pastroje veten e brendshme nga ndytesirat, dhe ta zbukuroje ate me vyrtyte te ndryshme lavderimi.”

Deget e Sufizmit tradicionalisht njihen me emrin Tarikat. Ato mund ti takojne rrymes Islamike Suni ose asaje Shia.

Deget me te medha jane ajo Kadiri dhe Nekshbendi qe rrjedhin tradicionalisht nga Islami Suni. Dege te tjera Sufiste jane: Bektashi ,Qishti, Suhrauardi, Mevlevi, Nimatullahi, Rifaija, Shedhilija, Shatari, , Tijanijeh.

BESIMI

Perderisa te gjithe myslimanet besojne se jane ne udhetim per tek Zoti dhe do te jene afer Zotit ne Parajse – pas vdekjes dhe pas “Gjykimit Finale” – Sufinjte besojne gjithashtu se eshte e mundur qe njeri te afrohet afer Zotit dhe ta perjetone afersine e Tije – perderisa njeri eshte gjalle. Pra te “vdese para se te vdese.”

Besimi i brendshem apo ezoterizmi ka te bëjë me asimilimin e islamit perbrenda. Egzistojnë shumë pjese te Kuran-it qe thirren ne nje interiorizim te islamit apo ne te kuptuarit e islamit permes zemres apo siç shprehen dijetaret sufi, permes syrit të zemres.

Doktrina sufiste eshte mjaft hermetike në formulimin e saj. Fundamentalisht, sufizmi permban konceptin e unionit me Allahun kurse Islami ortodoks apo literalist, vendos besimtarin ne ndarje me Allahun. Shikuar nga ky aspekt, sufizmi ben pjese ne filozofite me te avansuara te planetit.

Prezenca hyjnore eshte ne te njejten kohe unike e poashtu edhe e shumllojshme siç jane Zeburi, Tevrati, Inxhilli dhe Kurani. Sipas doktrines sufiste islame nuk duhet te disocohet asnjera prej tjetres. Shpallja hyjnore eshte ne interior dhe eksterior pra brenda dhe jasht, ne sferen e shpirtit dhe te trupit.

Sipas sufizmit, islami na meson se besimtaret e sinqerte nga te gjitha fete, ne fakt perbejne nje komunitet te vetem prej njerezve te drejte dhe Allahu ua jep atyre bekimin e plote. Sufijte per kete na orientojnë tek surja 10/99-100 : “po nese Allahu yt kishte dashtur, atehere te gjithe banoret e tokes do te kishin besuar. A te takon ty pra qe t’i detyrosh njerezit ne besim kur dihet se askush nuk mundet te beje asgje pa lejen e Allahut”.

Ringjallja e kreacionit gjate çdo çasti, gjate çdo te “fryer” të Allahut, deshmon se egzistenca njerezore nuk eshte gje tjeter perveç se nje iluzion, pasiqe njeriu eshte ne rilindje te pandalshme, te perhershme dhe ne vazhdimesi, gjithmone prej nje momenti në tjetrin. Doktrina islamike e Unitetit te se qenurit, tregon se çdo gje qe syri kap dhe mendja regjistron, nuk eshte asgje tjeter vetem se iluzion.

Duke shematizuar ne skajshmeri, mundemi te shtrojme pyetjen se a mos valle sufizmi eshte nje ezoterizëm (brenda) per shkak te opozicionit ndaj egzoterizmit (jashte)? Por e verteta eshte ndryshe. Mund të themi se rryma ezoterike, pra e mbrendshme e islamit i ka rrenjet thelle ne fushen e hapur nga Kurani dhe sufizmi perfaqeson aspektin e brendshem te islamit dhe se doktrina e sufizmit eshte ne thelb asgje tjeter perveç se interpretimi me zemer i Kuranit, por qe ne itinerarin e vet nuk perjashton kurrsesi anen e jashtme te sunes apo rregullave te islamit. Pra sufizmi ne fakt perbehet nga ana e mbrendshme dhe e jashtme e dogmes fetare islame.

Profeti Muhamed a.s, ka patur nje jete te pasur ne praktikimin e asketizmit dhe eksperiences mistike dhe vete e ka praktikuar vigjilien e nates (shih Kurani 73). Para shpalljes hyjnore, Muhamedi a.s terhiqej rregullisht ne shpellen e kodres Hira për t’u lutur dhe agjinuar.

Qellimi kryesore i te gjithe Sufinjeve eshte te lirohen nga te gjitha nocionet e dualitetit, duke perfshire edhe konceptin e vetvetes individuale, dhe ta realizojne unitetin Hyjnore.

Kete e arrijne nepermjet meditimit; kujtimit te Zotit apo ndryshe quhet “Dhikr”

Dhikr eshte kujtimi i Zotit qe eshte bere obligim nga Kurani per te gjithe myslimanet. Sipas Islamit te angazhohesh me dhikr eshte te jeshe i vetedijeshem per Zotin. Dhikri si nje akt i devotshem perfshine perseritjen e Emrave Hyjnore, lutjeve dhe aforizmave nga literatura e hadithit, dhe Kuranit. Ne pergjithesi, cdo aktivitet qe e mban nje Mysliman te vetedijeshem per Zotin konsiderohet dhikr.

Sufinjte perdorin egzegjeza, alegori, dhe metafore dhe thuhet nga ta se kuptimi mund te arrihet vetem nepermjet nje procesi te kerkimit te vertetes, dhe njohjes se vetevetes. Megjithese filozofite Sufinje dallojne nga dega ne dege, Sufizmi ne teresi si ceshtje primare ka perjetimin personale dhe direkte, dhe si i tille mund te krahasohet me format e ndryshme te misticizmit siq jane forma Bhakti e Hinduizmit, Hesychasm, Budizmi Zen, Kabalah, Gnostiket, dhe misticizmi Krishtere.

Nje pjese shume e rendesishme e literatures orientale ka burimin nga Sufinjte, qe krijuan libra me poezi ku permbanin mesimin e Sufinjeve. Disa shembuj me te njohur te ketyre poezive jane ajo e Atarit “Konferenca e Zogjeve” dhe ajo e Rumit “Masnavi”.

Nga kendveshtrimi tradicional Sufi, mesimet ezoterike te Sufizmit ishin transmetuar nga Profeti Muhamed a.s., qe ishte i mesuar nga Zoti, tek ata qe kishin kapacitet te perballonin perjetimin direkte gnostike te Zotit, qe ishte pasuar nga mesuesi tek studenti me shekuj te tere. Shkollat tradicionale Sufi e gjurmojne “zingjirin e tyre te transmisionit” prapa tek Profeti Muhamed a.s. nepermjet kusheririt te tije dhe dhendrit Ali ibn Abi Talib r.a., perveq deges Nekshbendi qe e gjurmon origjinen e vet tek Kalifi i pare i Islamit Abdullah (Abu Bakr r.a.)

Kalifi i kater i Islamit Ali Ibn Abi Talib r.a. tha:

Ilaqi eshte brenda ne ty, por ti nuk e ndjene.
Semundja vie nga ti, por ti nuk e percepton.
Ti mendon se je nje entitet i vogel,
Por brenda teje shtrihet i gjithe universi.
Ti ne te vertete je liber i evidences,
Me te cilin alfabet e fshehura manifestohet.
Prandaj nuk ke nevoje te shikosh pertej vetvetes,
Cfare kerkon eshte brenda ne ty, por vetem ne qofte se reflekon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *