Histori Islame

Hasan El Basri, një ndër dijetarët e mëdhenj të fesë Islame ishte duke bërë Haxhin, po kryente tavaf, por për çudi…

Hasan El Basri, një ndër dijetarët e mëdhenj të fesë Islame ishte duke bërë Haxhin, po kryente tavaf ( Tavafi është kur ecen rrotull Qabes së shenjtë) I paisur me urtësi dhe dituri, këtij dijetarit të madh i bëri shumë çudi diçka. Dy djem të rinj të mbushur plotë emocione dhe energji mbanin nënën e tyre në një mbajtesë dhe së bashku bënin tavafin rreth Qabes së Shenjtë. Ky veprim kurrsesi nuk mund t’i humbiste nga sytë dijetarit të madh. Ai pa se këta dy të rinj ishin jashtëzakonisht të lumtur që po bënin Haxhin, por kujdesi i tyre i madh ishte mbi nënën e tyre dhe kjo dallohej shumë qartë nga mënyra sesi e mbanin nënën. Me takt dhe mirësjellje ju afrua dhe i pyeti:

Kush është kjo grua e moshuar?! Dy të rinjtë iu përgjigjën: Nëna jonë! Po më bëhet qefi të shikoj dy djem si ju që po mbani nënën tuaj e cila s’ka mundësi të ecë! Si është historia juaj?! Ata iu përgjigjën: Nëna jonë e shtrenjtë, e ka pasur ëndërr të madhe, e ka pasur qëllim dhe nijet të madh të bënte haxhin kur ajo ishte e mundshme të ecte por ne e shtynim nga viti në vit. Koha kaloi pa e kuptuar dhe nëna jonë u sëmur. Sa herë ajo përmendte Haxhin, një ndër shtyllat e fesë hyjnore Islame, sytë e saj kullonin në lot. E kuptuam dhe e vendosëm me forcë, vendosmëri të madhe me merak shumë të madh e sollën këtu në haxh! Këta të rinj e kuptuan që ky ishte dijetari i madh Hasan El Basri dhe ajo çfarë kishin nevojë të dinin ishte se çfarë kishin bërë për prindërin nga kjo sakrificë e madhe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *