Hazret Ebu Hurejre r.a. rrëfen se Profeti i shenjtë s.a.v.s. ka thënë se Allahu xh.sh. thotë:
“Robi Im më mohon Mua, e atij nuk i ka hije ta bëjë këtë. Ai më fyen Mua e s’ka të drejtë ta bëjë këtë. Ai më përgënjeshtron Mua, kur thotë se Allahu s’mund të më krijojë sërish ashtu siç më ka krijuar herën e parë. Dhe ai më fyen Mua, kur thotë se Allahu e caktoi për vete një djalë, ndërsa Unë jam i Vetëmjaftueshëm dhe i Pavarur. Nuk kam lindur askënd dhe as s’jam i lindur; s’ka kush të jetë si Unë”.
Hazret Xhabiri r.a. transmeton se e ka dëgjuar Profetin e shenjtë s.a.v.s. duke thënë:
“Përkujtimi më i mirë (i Allahut) është të thuash: ‘S’ka zot tjetër përveç Allahut’. Dhe lutja më e mirë është të thuash: ‘Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut’”.