Histori Islame

Qëndrueshmëria është e domosdoshme për lutjen

Shikoni se si ai njeri nëse do ta pranonte këshillën e nxënësit të tij, do të shkatërrohej e të humbte gjithçka pikërisht në çastin kur kishte mbetur shumë pak kohë që atij t’i pranoheshin të gjitha lutjet. Prandaj, besimtari kurrë nuk duhet të dëshpërohet, madje gjithmonë duhet të hedhë hapa përpara e të mos dorëzohet edhe sikur të shohë dështim. Padyshim, ai duhet të reflektojë e të shqyrtojë se cilat janë shkaqet e dështimit të tij dhe të largojë nëse shikon se ka ndonjë dobësi, por kurrsesi nuk duhet të dëshpërohet nga bekimet e Zotit të Madhërishëm.

Disa që dorëzohen thonë se veprat e tyre nuk gjejnë ndonjë rezultat. Unë u them se nëse nuk shohin ndonjë rezultat, s’ka problem. Le ta vazhdojnë detyrën e tyre, sepse në përfundim patjetër do të fitojnë. Shikoni sesi Allahu i Lartësuar tregon se besimtarët gëzojnë sukses duke iu mbështetur Atij. Bëhet fjalë për kohën kur njerëzit i frikësonin muslimanët duke u thënë:
E gjithë bota është mbledhur kundër jush. Ku janë ato parashikime të fitoreve?! Frikësohuni tani Nga fjalët e tyre, muslimanët u forcuan akoma më shumë në besim, sepse ata e kishin marrë edhe këtë parashikim, që armiku do t’i sulmonte me të gjitha forcat e tij e do të bënte çmos për t’i shtypur, por ai nuk do të kishte sukses. Andaj, atyre që i frikësonin, ata iu përgjigjën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *