Histori Islame

Më urdhëroi I Dërguari i Allahut të lexoj dy suret – Mbrojtje nga syri i keq i xhindëve dhe i njerëzve, ato janë(VIDEO)

Në një transmetim (nga Ukbeh) thuhet: I Dërguari i Allahut më urdhëroi të lexoj dy suret: Kul eudhu bi Rabil felek” (Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit) dhe “Kul eudhu bi Rabin Nas” (Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve) pas përfundimit të çdo namazi. [E përcjell Ahmedi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, ky i fundit ka thënë: Hadith i mirë dhe garib, Nesaiu].

Nesaiu përcjell se i Dërguari i Allahut ka thënë: Gjëja më e mirë tek e cila kërkojnë mbështetje njerëzit janë këto dy sure Kul eudhu bi Rabil felek” (Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit) dhe “Kul eudhu bi Rabin Nas” (Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve). [E përcjell Nesaiu në sunen el Kubra 4/442].
Tirmidhiu dhe të tjerë përcjellin nga Ebu Seid el Hudri se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ues selam) kërkonte mbrojtje nga syri i keq i xhindëve dhe i njerëzve. Në momentin kur zbritën këto dy sure, ai filloi të praktikonte leximin e tyre dhe la çdo gjë tjetër. [E përcjell Tirmidhiu dhe ka thënë: Hadith i saktë dhe i mirë, Nesaiu, ibn Maxheh etj].

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *