Histori Islame

Nga Ebu Hurejre (r.a.), transmetohet se Profeti ynë (a.s.), ka thënë:

Në lidhje me vdekjen e Daudit (a.s.), në Musnedin e tij, Imam Ahmedi –Allahu e mëshiroftë-, shënon këtë hadith:

Nga Ebu Hurejre (r.a.), transmetohet se Profeti ynë (a.s.), ka thënë:

“Daudi (a.s.), ishte tepër i kujdesshëm në lidhje me namusin (nderin). Prandaj, kur dilte nga shtëpia, i kyçte dyert, me qëllim që askush të mos hynte tek antarët e familjes së tij derisa të ai të kthehej.

Një ditë, doli duke e lënë shtëpinë të kyçur. Kur gruaja e tij po kontrollonte shtëpinë, papritur vërejti një person që qëndronte në mes të shtëpisë dhe pyeti njerëzit e shtëpisë: «Si ka hyrë ky njeri këtu, ndërkohë që dyert e shtëpisë janë të mbyllura? Për Allahun, do të turpërohemi para Daudit!»

Kur u kthye Daudi (a.s.) dhe e pa atë njeri në mes të shtëpisë, pyeti:

«- Kush je ti?»

«- Ai i cili nuk u frikësohet sundimtarëve dhe për të cilin nuk ka pengesa!» – U përgjigj personi.

«- Atëherë, për Allahun ti qenke meleku i vdekjes! Urdhëro, unë po i përgjigjem urdhrit të Allahut!»

Pas kësaj, ai ia mori shpirtin. Ata e lanë, e mbështollën me qefin dhe e përgatitën. Më pas, mbi të ra dielli dhe, Sulejmani urdhëroi shpezët: «Bëni hije Daudit!» Ato dëgjuan dhe i bën hije Daudit (a.s.), derisa e mbuloi dheu. Atëherë, Sulejmani u tha shpezëve: «Mblidhni krahët!»

Ebu Hurejre (r.a.), thotë: «I Dërguari i Allahut (a.s.), filloi të tregonte se si e bënin këtë shpezët, duke mbledhur shuplakën e vet.» Atë ditë, më të shumtë në numër, ishin krahëgjatët.”[1]

Lidhur me moshën kur ka vdekur Daudi (a.s.), ka shumë mendime, ndër të cilët më i pranuari, është se ai ka ndërruar jetë në moshën njëqind vjeçare. Ndërsa sundimi i tij ka zgjatur rreth dyzet vjet. Këto ishin vitet më të arta të Izraelitëve. Pas tij, sundimin e mori djali i tij, Sulejmani (a.s.), të cilit iu dha edhe profecia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *