Unë jam duke përjetuar seksin më të mirë ndonjëherë në jetën time, me një ish-kolegë të punës. Ndërkohë, e di se i dashuri im më do thellë, por ai është shumë i mërzitshëm në shtrat.
Unë jam 23 vjeçare, kurse i dashuri im është 31 vjeçar. Ne jemi bashkë qe një vit. Ai dëshiron një lidhje afatgjatë dhe unë mendova se jam e një mendimi me të, por tani ish-kolegu i punës është në mendjen time.
Unë kam punuar më parë me kolegun në fjalë, i cili është 26 vjeç. Ne kemi flirtuar shumë në punë, por unë e dija se ai ishte i njohur si një “playboy”.
I dashuri im merret me sport dhe shkaku i punës së tij, atij i duhej të hynte në izloim për një muaj. Kjo nënkuptonte që nuk do të mund ta shihja fare dhe vetëm pas dy javësh ndihesha shumë e vetmuar, transmeton “TheSun”, përcjell “Zemra.org”.
Kështu që unë kontaktova me këtë djalin tjetër për një bisedë edhe pse e dija se ai do të kërkonte që të takoheshim. Ne dolëm për takim, dhe natyrisht që bëmë seks.
Ka një kimi që është shumë e zjarrtë sa herë që takohemi. Bëmë seks edhe disa herë, por tani unë dua më shumë prej tij.
E di që i dashuri im më do shumë, por kur vjen puna për të bërë dashuri mërzitem me të.
Megjithatë, të gjithë në familjen time e pëlqejnë të dashurin tim. Ai është një njeri i bukur, por duhet ta pranoj se në të kaluarën më pëlqente më shumë se tani.
Unë e di se marrëdhënia me këtë djalin tjetër nuk do bëhet serioze, pasi ai ka qenë i sinqertë dhe më tha se dëshiron të jenë thjeshtë miq.