Një zjarr i madh shkatërroi Xhaminë e Madhe të Qendrës Islamike në Xhakarta.
Nga kupola zjarri është përhapur edhe në zona tjera.
Gjatë një zjarri në pasditen e sëmërkurës, kupola e xhamisë u përfshi nga flakët, të cilat shkaktuan dëme masive në xhami, thuhet në raport nga media lokale Kompas.com.
Një zjarr ka shpërthyer në xhami për shkak të punimeve të rinovimit që po kryhen nga punëtorët e një kompanie ndërtimi, sipas Muhamed Subki, kreut të xhamisë.
Besohet se zjarri ka ardhur nga maja e kupolës dhe më pas është përhapur në zona të tjera, megjithëse nuk ka një shpjegim të qartë se çfarë e shkaktoi atë”, tha Subki.
Si pasojë e erërave të forta zjarri është përhapur me shpejtësi dhe ka përfshirë brenda pak minutash një pjesë të madhe të xhamisë.
Kupola u shemb në një video që u bë virale në mediat sociale, duke lejuar që një kolonë masive tymi të zi të lëshohej në atmosferë.