Histori Islame

4 Mrekullite e Kur’anit per Heshtjen

1 – Allahu thotë në Kuran që ta adhurojmë Atë me zë përulës, sidomos në namaz. Kuptimi me zë të ulët, përulës është qetësia, meditimi në kuptimet e ajeteve kuranore dhe lehtësimi i leximit të tekstit në mënyrë sa më të saktë. Allahu i Madhëruar thotë:

“Kur të lexohet Kurani, dëgjojeni dhe heshtni, në mënyrë që të mëshiroheni.” (El-araf: 204)

2 – Gjithashtu Zoti në Kuran urdhëroi sahabët që t’i ulin zërat e tyre kur janë me Profetin (salallahu alejhi ue selem), duke u mësuar atyre në këtë mënyrë edukatën e sjelljes me të Dërguarin (salallahu alejhi ue selem) dhe duke u dhënë dobi nga mosngritja e zërit. Allahu i Madhëruar thotë:

“O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit dhe mos i flisni atij me zë të lartë, sic bëni me njëri-tjetrin, në mënyrë që të mos ju humbin veprat tuaja pa e kuptuar fare.”
(El-huxhurat: 2)

3 – Në ajete të tjera kuranore besimtarët ndalohen nga bisedat me zëra të lartë, Allahu i Madhëruar thotë:

“Ec me kujdes e i përmbajtur dhe fol me zë të ulët; se zëri më i vrazhdë është zëri i gomarit!”
(Lukman: 19)

4 – Allahu zërin e lartë e ka bërë edhe mënyrë dënimi për shkatërrimin e popujve dhe ajo është britma e tmerrshme dhe e lartë. Shkenctarët thonë se frekuentimi i shpeshtë i zonave me intesitet të lartë zanor është vrasës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *