I ati i Shakirës, William Mebarak Chadid, është shtruar së fundmi në një spital në Barcelonë dhe Shakira ka reaguar për lajmin e babait të saj.
Familja ka kërkuar respektin maksimal në këtë kohë të vështirë dhe artistja kolumbiane ka lëshuar një deklaratë.
Ekipi i komunikimit të Shakira -s konfirmon se babai i këngëtares, William , është shtruar në spital në klinikën Teknon-Quiron në Barcelonë. Detajet rreth gjendjes së tij shëndetësore janë konfidenciale, ndaj familja kërkon respekt në këtë moment”-thuhet në deklaratë.