Histori Islame

Kushdo që bën keq, do të ndëshkohet me të

Kur Allahu i Lartësuar i zbriti këto ajete: “Nuk është (shpëtim) sipas shpresave tuaja as sipas shpresave të ithtarëve të librit. Kushdo që bën keq, do të ndëshkohet me të dhe, përveç Allahut, nuk ka për t’i gjetur vetes as mbrojtës, as ndihmës.” Nisa, 123.

Ebu Bekri erdhi tek Profeti alejhi selam, ndërkohë që ishte duke qarë, dhe i tha të Dërguarit të Allahut:

“A ka ndonjë prej nesh që nuk i bën padrejtësi vetes së tij, o i dërguari i Allahut?

Si mund ta përmirësojmë gjendjen tonë, nëse Allahu do të na ndëshkojë për çdo gjë?”

Profeti alejhi selam i përgjigjet: “Allahu të ka falur ty, o Ebu Bekër. A nuk po lodhesh, a nuk po mërzitesh, a nuk po sprovohesh?”

Ebu Bekri thotë: “Posi.”

Profeti alejhi selam thotë: “Allahu ju ndëshkon me këto.”

Transmetuan: Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Jala, Taberiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *