Histori Islame Histori private

O Zot i Madhërishem Gëzo dhe Lumtoro atë qê lexon kete mesazh

O Allah! Kërkoj prej Teje mëshirën që ma drejton zemrën, që ma rregullon problemin, që ma zgjidh të pazgjidhurën, që ma kthen të humburën, që më lartëson atë që kam, që ma pastron veprën, që më dikton urtësinë, që më kthen atë që dua, që më shpëton nga çdo e keqe. 

O Allah! Më dhuro besimin dhe bindjen, të cilën nuk e pason asnjë mosbesim. Më dhuro mëshirën që më sjell bujarinë Tënde në këtë botë dhe në botën tjetër. O Allah! Të kërkoj sukses në çdo dhuratë e caktim, të kërkoj mikpritjen që u bëhet dëshmorëve, jetën e faqebardhëve, ndihmën kundër armiqve! 

O Allah! Kam ardhur te Ti për problemin tim. Nëse kam mendimin të mangët dhe veprën të dobët, Ty të lyp mëshirën. Ty të kërkoj, o Gjykuesi i të gjitha çështjeve dhe Shëruesi i zemrave që, ashtu siç shpëton dikë nga deti i tërbuar, të më shpëtosh edhe mua nga ndëshkimi i zjarrit, nga thirrja e gjëmës dhe nga dënimi i varrit. 

O Allah! Të mirën që nuk ka menduar dot mendja ime dhe që nuk e kam imagjinuar dot dhe që nuk ta kam kërkuar dot, por Ti ia ke premtuar ndokujt prej krijesave të Tua ose të mirën që Ti ia ke dhuruar ndokujt prej robërve të Tu, ta kërkoj falë mëshirës Sate, o Zoti i të gjitha botëve, sepse e dua atë. 

O Allah! O Ti që mban lidhje të fortë! O Ti që zotëron urtësinë! Të kërkoj paqen në ditën e dënimit dhe xhenetin gjatë kohës që do të jetë e përhershme, bashkë me robërit e Tu të afërt, me ata që bëjnë ruku dhe sexhde dhe që përmbushin premtimet e tyre. Me të vërtetë, Ti je Mëshirëplotë dhe burim i dashurisë. Ti bën atë që do.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *