Histori Islame

Historia e Gurit të Zi në Qabe

Guri i Zi është gur i sjellë nga xheneti, gjatë ndërtimit të Qabesë nga ana e Ibrahimit a.s Allahu xh.sh. ia kishte zbritur nga xheneti që ta vendonte në këndin jugor të Qabesë.

Në periudhën kur mekasit rindërtuan Qaben (18 vite para hixhretit) Muhamedi a.s. (kishte 35 vjet) me duart e tij të ndershme kishte rivendosur gurin e zi në atë kënd në të cilin kishte qen me mijë vjet. Ky gur ishte i bardhë, por mëkatet e njerëzve e kishin nxirë. Në lidhje me këtë Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Guri i zi kishte zbritur nga xheneti, ishte më i bardhë se sa qumështi, por gabimet – mëkatet e njerëzve e kishin nxirë.”[1].

Të dhënat historike pohojnë se brendia e gurit ti zi ende është i bardhë ashtu siç ka zbritu[2]. Të mos lëmë në harresë faktin se, nëse mëkatet kanë ndikuar në gurin, atëherë ndikimi i mëkateve në zemrat e njerëzve është edhe më fuqishëm dhe më me ndikim.

Guri i zi është i venduar në këndin jugor të Qabesë në lartësi nga toka prej 1.10 m., i gjatë 25cm dhe i gjerë 17cm. Ky gur ishte një copë, por pasi që Karamitët e kishin nxjerrë nga vendi i vet dhe dërguar në Ihsa (vend në Saudi), atje e kishin coptuar, dhe pas njëzetë e dy vjetëve (prej 317 deri më 339h) kishin kthyer vetëm disa copa nga ai, prandaj tetë copat e kthyera janë të venduar në një gur tjetër, dhe të mbështjellë me kornizë – unazë të argjendit. I pari i cili e kishte rrethuar gurin e zi me kornizë argjendi ishte Abdulla b. Zubejri, pastaj sa herë që kishte nevojë prijësit e myslimanëve vepronin ngjashëm me Abdulla b. Zubejrin, e i fundit që i vuri kornizë të argjendit gurit të zi është Suud b. Abdulaziz në vitin 1375h -1955m.

Karamitët (sekt Shiit Ismaili) Gurin e Zi e uzurpuan dhe e mbajtën në Ihsa, kurse me ndërmjetësimin e udhëheqësit të Egjiptit ata pranuan që ta kthenin përsëri në vendin e vet, respektivisht në Qabe. Por për kthimin e tij thuhet se Halifi Abasit El Mukdedir Bil-llah pagoi mbi tridhjetë mijë dinar (30,000,- një dinar ari është i barabartë me 5 gr ari). Në ceremoninë e pranim dorëzimit Kurmutiju prezantoi dëshmitar nga dy palët që të dëshmojnë aktin e pranim dorëzimit të Gurit të Zi. Pas pranim dorëzimit Kurmutiju u tha të pranishmëve! O ju që nuk keni mend, kush ju garanton se ky është Guri i zi, ndoshta ne u kemi dorëzuar ndonjë gur të marrë nga fusha – shkretëtira! Të pranishmit heshtën, në mesin e të pranishmëve ishte Abdulla b. Ukejm dijetarë i Hadithit (Muhaddith), e mori fjalën, përmendi një hadithë Merfuë dhe tha: Guri i zi ka shenja, nëse ai i posedon ato shenja, atëherë është Guri i zi, e nëse, nuk z posedon nuk është ai. Ndër shenjat e tij është se:

– Guri i zi nuk fundoset në ujë por rri mbi të.

– Nuk ngrohet edhe nëse i vihet zjarr.

Kurmutiju solli një enë me ujë, e lëshuan në të, Guri i zi nuk u fundos por ngeli mbi ujë. Ndezën zjarr dhe venduan mbi të një kohë të gjatë, por Guri i zi aspak nuk u ngroh. Pas këtyre provave, Abdulla b. Ukejli mori Gurin e zi e puthi dhe tha: dëshmoj se ky është Guri i zi, kurse. Kurmutiju mbet i habitur dhe tha: Kjo fe është e garantuar me transmetim[3].

Analizat shkencore vërtetojnë se Guri i Zi është nga Xhenneti

Në vitin 1853 derisa në Britani qëndronte Imam Muhamed Abduhu, ai në një nga universitetet e Britanisë kishte mbajtur një ligjëratë. Në atë ligjëratë kishte folur për mrekullinë shkencore të disa Haditheve të të Dërguarit a.s., e në mesin e shumë Haditheve ishte edhe Hadithi i cili, vërteton se Guri i zi është nga Xhenneti. Në mesin e shumë të pranishmëve kishte qenë një nga orientalistët, i cili, ishte armik i përbetuar i Islamit, kur dëgjoi këta sqarime mbi mrekullinë e disa Haditheve, e, me theks të veçantë të Hadithit në lidhje me Gurin e zi. Ai, vendosi që këta pohime të Abduhus ti demanton edhe atë, të vjedhë një pjesë të Gurit të Zi, pastaj të bënë analiza shkencore, të cilat, do ta përgënjeshtrojnë Hadithin e të Dërguarit të All-llahut dhe ta vërtetojnë se Guri i zi nuk është asgjë tjetër përpos një gur Bazelit i zi, të cilin, rrënimet e shiut e kanë sj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *