Josephine dhe Alfred Waterfield të cilët janë të dy nga 100 vjeç dhe që së fundmi festuan 75-vjetorin e tyre e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre në formë të mirë për më shumë se një shekull falë grindjeve të vogla të përditshme, thotë familja e tyre.
“Ata thonë se sekreti i një martese të lumtur për gati një shekull është të kesh një grindje çdo ditë”, tha djali i çiftit, Allen, 74 vjeç, për gazetën britanike Express.
Alfred, i cili do të mbushë 101 vjeç muajin e ardhshëm, është dakord me djalin e tij se grindjet e parëndësishme ishin ato që e ndihmuan të qëndronte i martuar me Josephine – por ai nuk zbuloi saktësisht se për çfarë janë grindur.
“Është e rrallë në ditët e sotme të shohësh martesa të zgjasin kaq gjatë, kështu që ata arritën diçka të të bukur,” shtoi Allen. Alfred 100 vjeç deklaroi gjithashtu se sekreti i jetëgjatësisë së të dyve është një pije e përditshme. “Ata të dy pinë një gotë alkool çdo natë para se të shkojnë në shtrat,” ka thënë Allen i cili zbuloi se babait të tij i pëlqejnë shumë lloje alkooli.