Vitri nuk është obligim, por është sunet i fortë. Mirëpo nuk është gjë e mirë mosfalja e vitrit. Për këtë arsye disa dijetarë kanë thënë se ai që nuk e fal vitrin kurrë, është fasik dhe nuk ia kanë pranuar dëshminë.
I kanë kushtuar rëndësi të madhe vitrit. Prandaj dijetarët llogarisin se moafalja e vitrit është shumë më e rëndë sesa mosfalja e namazeve sunet gjatë ditës.
Pse të mos e falim vitrin? Është shumë e thjeshtë, mundesh ta falësh qoftë dhe me një rekat.
Ebu Hurejra ka thënë: “I dashuri im më ka porositur me tri gjëra”, prej tyre: “të mos bie të flej pa e falur vitrin.” Andaj nuk besoj që dikush ka arsye për të mos e falur vitrin, përveçse nga neglizhenca (besimin e ka të dobët dhe nuk e sheh të rëndësishme faljen e vitrit).
Hoxhë Lulzim Perçuku