Histori Islame

Duaja që kuron dëshpërimin trishtimin dhe ankthin

Në dy sahihët transmetohet prej hadithit të Ibnu Abasit se: “Profeti alejhi selam kur i ndodhte ndonjë fatkeqësi thoshte:

La ilahe il-lell-llahu nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut

El adhimul Halim të madhërishmit të butë e të gjithëmëshirshëm.

La ilahe il-lell-llahu nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut

Rab-bul arshil adhim Zoti i Arshit të madhërishëm

La ilahe il-lell-llahu nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut

Rab-bus-semauati seb’i Zoti i shtatë qiejve

Ue rab-bul erdi Zoti i tokës

Rab-bul arshil kerim. Zoti i Arshit të bekuar

Ndërsa në librin “El Xhamiu” të Termidhiut transmetohet nga Enesi se: “Profeti alejhi selam kur e shqetësonte dhe trishtonte ndonjë gjë thoshte:

Ja haj-ju ja Kaj-jum o i gjallë e i përjetshëm!

Bi rahmetike estegith në mëshirën tënde kërkoj ndihmë dhe strehim.

Po në të njëjtin libër transmetohet prej Ebu Hurejres që Profeti alejhi selam kur shqetësohej për diçka e nginte vështrimin e tij lart në qiell dhe thoshte:

Subhanell-llahil adhim i pastër është Allahu i madhëruar nga çdo e metë

(që i përshkruajnë të paditurit).

Ndërsa kur lutej më përulësi i drejtohej Allahut të lartësuar me emrat:

Ja haj-ju ja Kaj-jum O i gjallë e i përjetshëm!

Në sunenin e Ebu Daudit transmetohet nga Ebu Bekrate se Profeti alejhi selam ka thënë: “Lutja e atij që e ka goditur fatkeqësia dhe sprova është:

All-llahum-me O i Adhuruari im!

rahmeteke erxhu në mëshirën tënde shpresoj

fe la tekilni ila nefsi mos më lër të mbështetem në veten time

tarfete ajnin! as sa një pulitje sysh. 

Ue aslihli she’ni kul-lehu mi rregullo mua të gjitha çështjet e mija

La ilahe il-la ente nuk ka të adhuruar tjetër veç Teje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *