Histori Islame

Si duhet bërë fejesa në mënyrë islame sipas sheriati islam?

Do të flasim më gjerësisht rreth fejesës, forma se si bëhet ajo sipas sheriatit islam. Pasi që ka shumë që fejesën e konsiderojnë martesë, e që fejesa nënkupton diç tjetër e martesa nënkupton diç tjetër.

Ndoshta vëllau apo motra ka ngatërruar mes fejesës dhe martesës. Andaj ne do të tregojmë se si duhet të bëhet fejsa dhe zgjedhja për martesë në formën islame. Ndërsa për martesën dhe formën e aktit të kurorëzimit jemi përgjegjur në njërën prej pyetjeve të më hershme që na ka ardhur dhe e kemi publikuar atë në faqen tonë.

Fejesa nënkupton kërkimin për martesë të asaj që dëshiron. Fejesa është një marrveshje fillestare dhe një premtim për martesë. Ajo llogaritet si hap i parë drejt martesës.

Normat islame në fejesë janë :

Namazi i istiharës dhe konsultimi me të tjerët

Martesa është njëra prej çështjeve me rëndësi në jetën e muslimanit dhe muslimanës. Nëse i riu vendos që të fejojë ndonjë vajzë duhet të kërkojë ndihmë prej Allahut që Ai ta drejtojë në atë e cila është e mirë për të. Pastaj, të konsultohet me ata që kanë përvoj në këtë drejtim. Trasnmetohet nga Xhabiri se i Dërguari i Allahut ia mësonte Istiharen në çdo çështje sikur që ia mësonte ndonjë sure të Kuranit. Forma e këtij namazi është kur njeriu dëshiron të bëjë ndonjë vepër le të fal dy reaket namaz pastaj le të këndojë lutjen që quhet lutja e istihares që gjindet në librat e lutjeve. Po ashtu këtë duhet të bëjë edhe vajza e cila dëshiron të fejohet me atë djalë.

Zgjedhja e asaj që është fetare

I Dërguari i Allahut ka nxitë që të martojë atë e cila është fetare. I Dërguari i Allahut ka thënë: Gruaja martohët për katër gjëra. Për pasurinë e saj. Për prejardhjen e saj. Për bukurinë e saj. Për fenë e saj. Zgjedhe atë e cila është fetare do të kesh rehati.( Muttefekun alejhi). Andaj vëllau im, të gjesh atë e cila është fetare. Ajo që vjen pas kësaj prej bukurisë është pasuese e zgjedhjes fetare. Zgjedhja e bukurisë pa fe nuk duhet të jetë qëllimi i një të riu musliman. Përpiqu të gjesh atë e cila është fetare e mos të mashtrojë bukuria, pasuria dhe pozita.

Morali i mirë

Morali i mirë është një cilësi e lavdëruar të cilën e do çdo njëri. Femrën e zbukuron edhe më shumë kjo cilësi. Islami ndalon martesën e atyre femrave të cilat nuk kanë moral të mirë. Nuk bën të martohet ajo grua e cila është egoiste dhe është e mësuar për ankesa, ajo e cila mburret dhe përmend mirësitë e saj ndaj burrit të saj, ajo e cila anon tek burri i më parshëm nëse ka qenë e martuar më herët. Ajo e cila e kalon kohën e saj vetëm në zbukurim dhe harron obligimet e shtëpisë. Ajo e cila nuk ngopet me asgjë. Ajo e cila flet shumë pas asnjë dobi.

Preferohet që gruaja të jetë beqare

Po ashtu preferohet që gruaja të jetë beqare( e pa martuar më herët). Por nuk ka të keqe të martojë edhe atë e cila ka qenë e martuar më herët e sidomos nëse ajo është fetare e mirë. I Dërguari i Allahut ka martuar edhe beqare edhe të veja.

Te jet gruaja e dashur dhe që lind fëmij

Të kërkohet për fejesë ajo grua e cila është e dashur dhe që ka mundësi të lindë shumë fëmij.

Të shiqohet në të fejuaren

I Dërguari i Allahut ka thënë:” Nëse dikush dëshiron të fejojë një grua dhe ka mundësi që të shikojë diçka çka e shtyn në martesë le të shikojë”. ( Transmeton Ahmedi). Po ashtu në hadithin që transmeton Ebu Hurejre i cili thotë se isha tek i Dërguari i Allahut kur erdhi një njeri dhe i tregoi se kishte martuar një grua prej ensarve. I Dërguari i Allahut i tha: A e ke shikuar atë?. Tha jo. I Dërguari i Allahut tha: Shko dhe shiko në të se në sytë e ensareve ka diçka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *