1.Nje plak i vjeter ishte ulur vetem ne nje rrugice te erret. Nuk dinte se cfare rruge te merrte, kishte harruar nga vinte e ku shkonte. I ulur ne toke per te pushuar pak, ngriti koken dhe pa perball tij nje grua plak. Ajo beri nje qeshje gerrvishtese dhe i foli. “Tani deshira jote e trete, cfare mund te jete?!” Deshira e trete? Burri u habit. “Si mund te kete deshire te trete kur nuk kam shprehur nje te pare e nje te dyte?”… “I ke shprehur dy deshira” i tha plaka. “Deshira jote e dyte ishte, te kthehej gjithcka sic ishte para deshires se parë, prandaj nuk kujton asgje ..sepse gjithcka u kthye sic ishte para se te shprehje deshiren”. U zgerdhi. “E per kete arsye te mbetet vetem nje deshire e vetme”. Burri renkoi, “epo mire nuk u besoj shume ketyre budallalleqeve… Do doja te di kush jam une?”… “Vertet argetuese” tha plaka ndersa zhdukej. “Kjo ishte deshira jote e parë”