Ai i thotë pyetësit: “O pyetës! Merri rrënjët e sinqeritetit, gjethet e durimit dhe lëngun e modestisë. Të gjitha këto vendosi në enën e devotshmërisë. Pastaj hedh mbi të ujin e frikës ndaj Allahut. Dhe vloji këto me zjarrin e pikëllimit dhe vendosi në tryezën e inspektimit, e pastaj përdori me dorën e drejtësisë, e pije me gotën e istigfarit, e përtypi me gojën e përkushtimit, dhe largoje veten nga lakmia dhe pangopësia. Atëherë me lejen e Allahut do të shërohesh.
2-Ibrahim bin Ethemi radijAllahu anhu pasi që e sheh një njeri të pikëlluar e pyet: “O njeri, po t’i bëj tri pyetje, e ti përgjigju”. Ai i thotë: “Urdhëro”.
A mund të qarkullojë diçka në këtë botë e që nuk dëshiron Allahu?
– Jo, – u përgjigj.
– A mund ta zvogëlojë rizkun diçka prej asaj çka e ka caktuar Allahu?
– Jo.
– A mund të zvogëlohet një sekond çasti nga momenti që Allahu e ka caktuar që të vdesësh, e të mos jetosh më shumë?
– Jo.
– Atëherë, për çka brengosesh, e je i pikëlluar?!
3-I urti ka thënë:
“Largohu nga shtatë cilësi, do ta kesh trupin, mendjen dhe zemrën e shëndosh, ndërsa pasurinë e fenë tënde të siguruar:
1. Mos u pikëllo për të kaluarën;
2. Mos u brengos për të ardhmen;
3. Mos i ofendo njerëzit siç të ofendojnë ty;
4. Mos kërko shpërblim për atë që nuk e ke punuar;
5. Mos e shiko atë që nuk e posedon;
6. Mos u hidhëro ndaj atij, të cilit hidhërimi yt nuk i bën dëm;
7. Mos u krekos – lavdëro për atë që nuk e ke punuar dhe që nuk është prej teje.
4-E kanë pyetur një të urtë:
– Cila është gjëja më e mirë për njeriun?
– (Ai i përgjigj) Mendja me të cilin jeton.
– Po nëse atë nuk e ka?
– Vëllezërit, të cilët përkujdesen për të.
– Po nëse ata nuk i ka?
– Pasurinë për shkak të së cilës e duan njerëzit.
– Po nëse nuk e ka?
– Edukatën prej të cilës ruhet prej çdo të keqe.
– Po nëse nuk e ka?
– Heshtjen, e cila e shpëton.
– Po nëse nuk e ka?
– Vdekjen, e cila i shpëton njerëzit prej tij.