Pavarësisht largimit nga muzika, Shkëndije Mujaj, e ftuara e sotme e “Rudina” në Tv Klan, gjatë lidhjes në Skype tregon se nuk është zhdukur tërësisht nga vëmendja. Ajo vazhdon të jetë aktive me postime në rrjete sociale si Instagram e TikTok, por në një përqasje të ndryshme. Megjithatë, nuk e mohon që ndryshimi i saj ende nuk ka përfunduar tërësisht dhe e kaluara e saj i ka lënë ende pas vëmendjen si shije.
Rudina Magjistari: Duket që të pëlqen sërish vëmendja, muzika, por ndoshta mesazhet që përçon tashmë janë të ndryshme.
Shkëndije Mujaj: Në fakt, asnjë person nuk mund të kalojë nga sot nesër të bëhet 100% perfekt. Islami është një religjion perfekt dhe unë mundohem sadopak, sa më shumë të përmbush dhe unë akoma jam në proces mësimi. Kjo vëmendje, po, është fakt që më ka mbetur nga e kaluara se sadopak ata njerëz që më përcjellin dhe më shkruajnë se ku jam e çfarë bëj. Sportet, aktivitetet, të gjitha i ndjek pak, por me një pamje tjetër, që unë nuk jam mësuar, shamia është pak si rutinë, duhet kohë derisa të mësohesh, madje edhe sjellja, por kjo nuk do të thotë që unë nuk do të kërcej, nuk do të këndoj, nuk do të shkoj në festa, nuk do të gaboj sepse njerëzit kanë shumë mendime të gabuara. Mendohet që një njeri apo femër religjioze nuk guxon të gabojë dhe ky është gabim, përkundrazi ne sa herë të gabojmë, duhet të kërkojmë falje, të kthehemi mbrapa të mësojmë gjithmonë nga gabimet