Histori Islame

Allahu ka zgjedhur disa prej tyre për t’i përcjellë në Kur’an. Sigurisht që këto histori janë speciale.

T’i hedhim një sy disa prej këtyre historive dhe mësimeve që mund të nxjerrim prej tyre.

Historia e Parë

“Po për atë i cili, kur kaloi pranë një qyteti të rrënuar përtokë, tha: “Si mund ta kthejë në jetë Allahu këtë qytet tani që ai është i vdekur?!” (Kur’ani 2:259)

Allahu iu përgjigj këtij personi duke e kaluar në gjendje të vdekur për 100 vjet për ta ngjallur sërish. Pasi u ringjall, ky njeri mendoi se kishte kaluar vetëm një ditë ose më pak se një ditë, por Allahu e informoi se kishte kaluar një shekull.

“Dhe Allahu e vdiq atë për njëqind vjet e pastaj e ringjalli dhe e pyeti: “Sa kohë ke ndenjur këtu?” – Ai u përgjigj: “Një ditë ose gjysmë dite”. – “Jo” – i tha Allahu, “por ke ndenjur njëqind vjet. Shiko ushqimin dhe pijen tënde që nuk janë prishur! Shikoje gomarin tënd (si do ta ringjallim) që të të bëjmë ty dëshmi mrekullie për njerëzit; vështroji eshtrat se si i bashkojmë e pastaj i veshim me mish!” Kur atij iu bë e qartë, ai tha: “Tashmë e di se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë!” (Kur’ani 2:259)

Historia na tregon realitetin e ringjalljes. Njësoj siç ky burrë u ringjall pasi kishte kaluar kaq shumë kohë, edhe ne do të ringjallemi pas vdekjes tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *