Histori private

Histori e egër erotike +16 /Rrëfehet gruaja nga Tirana: Pasi më hoqi mbathjet dashnori më …

Jam një grua 27-vjeçare, e martuar në Tiranë. Kam një familje të shëndetshme dhe martesë shumë të mirë me burrin tim, i cili është 3 vite më i moshuar se sa unë. Me të kam 2 vajza, një gjashtë vjeçe dhe një 3. Me burrin njihem prej 10 vitesh ndërsa prej 7 vitesh jam e martuar. Me të kaloj shumë mirë, e duam njëri – tjetrin dhe gjithashtu në aspektin seksual kalojmë shumë mirë, ai është një qejfli i vërtetë.

Asnjëherë nuk më refuzon apo që të jetë i ngopur nga unë. Kohët e fundit kam pasur shumë nevojë që t’i qëndrojmë afër njëri – tjetrit dhe t’i kushtojmë edhe më shumë kohë. Sa më shumë të kesh, aq më shumë kërkon. Nga momentin që unë jam njohur me burrin tim, në tetor të vitit 2002 dhe deri në verën e vitit këtij viti ai ishte i vetmi që kam fjetur dhe i vetmi në këtë botë që më ka prekur, dhe po ashtu ka qenë mashkulli i vetëm që unë kam prekur.

Më parë unë kam punuar në një Organizatë Joqeveritare, e cila përfundoi misionin e saj dhe fondet u prenë, gjë që solli dhe mbylljen e këtij aktiviteti. Periudha që unë mbeta pa punë ishte 2 vite dhe ato rezerva financiare që kisha kursyer më mbaruan.

Pas një bisede që unë bëra me burrin tim, vendosëm që unë të punësohem në firmën e shokut të tij, i cili quhet L.S. Bëhet fjalë për një biznesmen që ka një ndërmarrje të madhe dhe që më së shumti merret me tendera.Me L.S kemi pasur dhe hyrje e dalje, sëbashku me burrin tim shkoja tek shtëpia e tij ku ai ndodhej me gruan. Edhe më herët ai më kishte ofruar mundësi punësimi por për shkak se punoja në Organizatë Jo-Fitimprurëse, po nuk e kam pranuar si punë.

L.S ishte një djalë tërheqës, zeshkan, i gjatë dhe shumë i zgjuar. Në një moshë të re, moshatar me mua, ai kishte arritur që të zotëronte një firmë të madhe dhe me shumë kapital. Fillova punë tek firma e tij dhe çdo gjë në fillim u duk mirë dhe në rregull.Me L.S kisha marrëdhënie shumë korrekte deri kur gjërat nisën të komplikoheshin. Detyra ime ishte juriste dhe zyrën e kisha ngjitur pronarit.

Me kalimin e kohës, pasi u bë më shumë se një muaj që fillova punën aty, ai nisi të bënte një sjellje komplet tjetër nga ajo që ishte në fillim. Nuk sillej ashpër me mua apo arrogant si pronar, por e shikoja që më hidhte sy në një tjetër mënyrë që më bënte të ndihesha në siklet. Më tej nisi të më komplimentonte me fjalë si “qenke shumë e bukur sot, qenke veshur bukur sot bukuroshe, apo sa bukur që ta tregon trupin ky fustani që ke veshur etj,..

Pas këtyre komenteve unë e mora me sportivitet, duke mos e cilësuar si situatë serioze dhe duke mos dashur t’i jap rëndësi fjalësve. Ai kishte për natyrë që të bënte humor.U mësova me etiketimet e tij dhe s’më bënin më përshtypje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *