Sepse, në lidhje me këtë transmeton Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Allahu iu përgjigjet lutjeve tuaja, përderisa ju nuk thoni: ” Bëra dua (u luta) por nuk mu përgjigj (Allahu).”
Dhe ne fund permendim thenjen e Ibn Batali,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- I cili ka thenë:
” Nga hadithi kuptojmë se njeriu mërzitet dhe e braktis duanë, e kjo ngjanë njësoj me njeriun i cili lavdërohet me lutjen që ka bërë, ose ai mendon se aq lutje të bukur ka bërë, patjetër duhet të marrë përgjigje nga Allahu.
Me mendime të këtilla robi e llogarit Allahun koprrac edhe pse Allahu është Fisinik dhe Bujarë. Allahu nuk bëhet i paaftë me lutjet e gjithë njerëzve, si dhe Allahu nuk bëhet i varfër nëse i përgjigjet lutjeve të gjithë njerëzve.”